Hoti: Presidenti është i obliguar t’i përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e qeverisë së re

30 mars 2020 | 14:53

Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i obliguar t’i përfillë obligimet kushtetuese për formimin e qeverisë se re.

“Partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re. Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione. E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare. E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Kosova është me qeveri në detyrë, e cila duhet të kujdeset për menaxhimin e situatës emergjente shëndetësore nëpër të cilën po kalojmë. Dhe deri më tani ka bërë punë të mirë, duke përfillur këshillat e ekspertëve shëndetësorë të IKSHP, me përjashtim të mungesës të një koordinimi më të afërt me komunat nga kreu i Qeverisë dhe mbështetjes më të madhe për komunat, si dhe për policë, doganierë dhe të tjerë që janë në ballë të kësaj pandemie.

Partitë politike duhet të kryejnë konsultimet e thirrura nga presidenti, i cili është i obliguar të përfillë procedurat kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re.

Partitë politike në këto konsultime duhet të vendosin për njërin nga këto dy opsione.

E para, nëse ka vullnet për të formuar një shumicë të re parlamentare, atëherë Kuvendit i propozohet përbërja e Qeverisë së re nga partitë politike që e përbëjnë këtë shumicë parlamentare.

E dyta, nëse nuk ka vullnet për të formuar një shumicë të tillë parlamentare, atëherë partitë dakordohen për datën e zgjedhjeve, e cilat duhet të jetë në një kohë të përshtatshme pas tejkalimit të kësaj situate.

Rrugë tjetër nuk ka. Të gjithë të bëhemi të përgjegjshëm për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik.

Tri referenca janë bërë deri më tani për gjakderdhje. E para është bërë në Kuvend nga Kryeministri në detyrë, e dyta nga Tirana dhe e treta sot nga Mitrovica.

Por, jam i bindur se kjo shoqëri ka maturitetin e nevojshëm për të ndaluar zërat e tillë, tash, menjëherë dhe përgjithmonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Republikën Çeke ka nisur të hënën testimi i së…