Hoti pret ambasadorin britanik, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

09 qershor 2020 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abott.

Kryeministri Hoti ka treguar se me diplomatin britanik kanë diskutuar rreth çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë si dhe për sundimin e ligjit.

“I kënaqur të fillojë ditën në zyrë me partnerët më të ngushtë të Kosovës. Mirëpres përkushtimin e Qeverisë britanike dhe ambasadorit Abott për forcimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti në “Twitter”.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi…