![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/hoti-1.jpg)
Hoti prezanton programin qeverisës para deputetëve të LDK-së
21 maj 2020
| 17:53
Kandidatit për kryeministër i koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet, Avdullah Hoti ka mbajtur takim me deputetët e LDK-së, ku ka bërë prezantimin e programit qeverisës.
“Pamje nga takimi i kandidatit për kryeministër, Avdullah Hoti me deputetët e LDK-së, ku prezantoi programin qeverisës ”, thuhet në njoftimin e LDK-së të shpërndarë në faqen e kësaj parti në “Facebook”.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj për mandatarin e ri (Avdullah Hoti) për formimin e qeverisë së re, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.
(Q.R / Epoka e re)