Hoti priti gjeneral Sami Lushtakun dhe deputeten Ganimete Musliu

11 prill 2019 | 12:32

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, sot ka pritur në takim gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputeten Ganimete Musliu.

Hoti ka shpalosur Programin Nacional për Rininë para Lushtakut dhe Musliut duke thënë se me këtë program nxënësi dhe studenti janë vendosur në krye të agjendës,.

Ndërkaq këta të fundit e kanë përgëzuar Hotin për punën e tij duke thënë se një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm.

“Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se investimi për arsim dhe rini. Ky program do ta ketë mbështetjen time dhe mos më kurseni sepse do të ju përkrah me aq sa kam mundësi”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa Hoti e ka falendëruar Lushtakun për kontributin e tij dhe të familjes së tij që kanë dhënë për atdheun dhe lirinë.

“Duke marrë parasysh nga ajo çfarë po vjen prej Serbisë, Kosova mund ta ketë nevojë edhe për përvojën tuaj jo të largët të luftës sepse në kohën e fundit ata që bënë gjenocid dhe s’duan ta pranojnë, për më tepër duan ta akuzojnë viktimën për gjenocid, kanë dhënë shenja të qarta që mund të na detyrojnë të ballafaqohemi në mijëvjeçarin e tretë sërish”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke debatuar në lidhje…