Hoti priti në takim njoftues atasheun e ri ushtarak nga ShBA, Stephen Rose

13 tetor 2020 | 11:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim njoftues atasheun e ri ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kolonel Stephen Rose, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, kryeministri Hoti, duke i uruar mirëseardhjen kolonelit Rose, nënvizoi faktin se bashkëpunimi bilateral është tepër i rëndësishëm në avancimin e mëtutjeshëm të aspiratave të FSK-së, e cila mbetet e përkushtuar që të jetë ndërvepruese me ushtritë mike dhe e integruar në NATO, ndihmën e së cilës Kosova nuk e harron kurrë dhe e çmon përherë.

Në anën tjetër, koloneli Rose, duke e vlerësuar kryeministrin Hoti për mirëpritjen, ndër të tjera, tha se është kënaqësi që të japë kontributin e tij në Kosovë, duke u përkushtuar për thellim të bashkëpunimit të mëtejmë dhe me interes reciprok.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Suedisë në Shkup, Kristin Forsgren Bengtsson, ka pritur…