Hoti priti në takim përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së
Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti diskutoi me të pranishmit për tema me interes dhe çështje që ndërlidhen me këto kategori, ku potencoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të qenë afër tyre në përballimin e sfidave që ata kanë.
Kryeministri Hoti, theksoi se qeveria që ai udhëheqë do të merret me trajtimin dhe realizimin e kërkesave të tyre.
Ndërsa, përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe për gatishmërinë e tij që çështjet që ndërlidhen me ta të kenë trajtimin e duhur nga Qeveria.