Hoti: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore është përgatitur për të mbuluar dështimin 4-vjeçar në shëndetësi
18 shtator 2024
| 16:59
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për sigurime shëndetësore është përgatitur për të mbuluar dështimet për katër vjet të qeverisë Kurti në sektorin e shëndetësisë.
Ai ka thënë se shumica e neneve janë të njëjtë me ligjin në fuqi të vitit 2014.
Hoti ka renditur në “Facebook” disa nga dështimet e qeverisë Kurti në shëndetësi.