Hoti: Prokurimi publik është në kaos
06 qershor 2024
| 15:43
Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se prokurimi publik është në kaos.
Ai ka përmendur raste e fundit të anulimit të tenderëve për shkak të shkeljeve të bëra nga institucionet.
Hoti ka falënderuar edhe mediat për zbulimin e rasteve.
“Prokurimi publik është në kaos. Brenda disa dite u shpallën dhe u anuluan disa tenderë për shkak të anomalive dhe shkeljeve të bëra. Mediat po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në zbulimin e rasteve. Tenderët njëburimorë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm. Tenderët që nuk marrin për bazë çmimin më të ulët, por kritere të tjera, janë në rritje. Punë që në të kaluarën janë kryer me shumë pak mjete tani kushtojnë shumë më shtrenjtë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.