Hoti propozon masat e reja anti-Covid
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes se qeverisë ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” masat e reja kundër Covid-19.
Hoti ka thënë se autobusët, kombit dhe taksitë do të punojnë me 50 për qind të kapaciteteve.
“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Hotit:
Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19
• Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare
• Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve
• Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private
• Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura
• Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
• Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve
• Reduktim stafi në institucione
• Çerdhet publike dhe private lejohen pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga komunat
• Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete
• Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.
• Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit
(F.D/ Epoka e re)