Hoti propozon tri masa për lehtësimin e jetës së qytetarëve

28 mars 2022 | 11:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka prezantuar tri masa në seancën e sotme, të cilat sipas tij do ta ndihmonin Kosovën.

Ai ka thënë se jeta e qytetarëve është vështirësuar nga kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe pasiguria e përgjithshme globale që është krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Për shkak të këtyre problemeve, të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e qytetarët është vështirësuar, u janë rritur kostot e jetesës nga 150 deri në 200 euro për muaj”.

“Duhet të merren masa. Masa 1: Të bëhet indeksimi i të gjitha skemave të ndryshme pensionale dhe ndihmave sociale. Masa 2: Subvencionimi në bujqësi. Ftoj qeverinë që të konsideroj rritjen e menjëhershme të subvencionimeve në bujqësi. Kjo masë i mbulon rreth 1/3 të familjeve në nivel vendi që sigurojnë të ardhura. Masa 3: T’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet gjetur gjuhë të përbashkët për të rritur sa më parë pagën minimale. Duhet të bëhet indeksimi i pagave në sektorin publik për koston e jetesës”, ka thënë Hoti.

Më tutje, Hoti ka thënë se këto masa duhet të dizajnohen me kujdes dhe të ndërmerren sa më parë.

“Jemi këtu për të ndihmuar qeverinë nëse është e nevojshme si opozitë”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramush…