Hoti: PTK-ja po falimenton për shkak të punësimeve të militantëve
14 maj 2019
| 11:41
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kriza në Telekomin e Kosovës është thelluar nga punësimet pa kritere.
Hoti ka theksuar se PTK-ja është na falimentim për shkak të kontratave të dëmshme me kompani private.
“Këto kontrata janë bërë për të shkatërruar Telekomin dhe për të bërë përfitime të caktuara. Mbrojtja e Telekomit në arbitrazh është neglizhuar, për shkak të borxhit ‘Z-Mobile’ po e mbanë varur”, ka deklaruar Hoti.
Hoti ka thënë se arsyeje tjetër falimentimit të PTK-së është punësimi i militantëve në Telekom dhe për shkak të qindra lëndëve që i kanë në gjykata.