Hoti publikon pamje të një rruge të dëmtuar në Pejë që është ndërtuar para disa javësh

15 tetor 2023 | 13:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook” ka treguar se një rrugë në Pejë, siç ka thënë ai, e ndërtuar para disa javësh, është dëmtuar.

Ai ka publikuar disa pamje të kësaj rruge të Pejës që çon në Grykën e Rugovës, duke thënë se puna është kryer, por jo si duhet

“Jemi në  rrugën që çon nga qyteti i Pejës për në Grykën e Rugovës, ndodhem pikërisht tek Manastiri i Pejës. Këto pamje që po i shihni, vërehet asfalti tërësisht i plasaritur dhe çka vërehet tjetër është ngjyra e zezë e asfaltit, që tregon që kjo rrugë është ndërtuar vetëm para disa jave, është ndërtuar me fondet dhe buxhetin e Qeverisë së Kosovës dhe e projektuar, e mbikëqyrur nga Qeveria e Kosovës”.

“Pamjet nuk duan koment shihet se çdo  që është kryer vetëm shkel e shko dhe asfalti është dëmtuar në tërësi, që i bie që buxheti dhe paraja publike është keqpërdorur”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me atë që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, presidenti…