Hoti publikon rezolutën për dialogun të cilën nuk e votoi mazhoranca
16 mars 2022
| 16:59
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pasi në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar rezoluta e opozitës për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka publikuar rezolutën e plotë me dy pika.
“Kjo është rezoluta për dialogun e propozuar nga opozita, e cila sot nuk u votua nga mazhoranca. Nëse dialogu nuk është për njohje, atëherë për çfarë dialogohet?”, ka shkruar Hoti.