Hoti pyet pushtetin: Pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?
26 prill 2023
| 14:42
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është shqetësuese ta dëgjosh nga mazhoranca se KEK-u ka realizuar fitim në vitin 2022 për 61 për qind më të lartë se vitin paraprak.
“Unë pyes: pse është rritur dy herë çmimi i energjisë?! Për të rritur fitimet e KEK-ut?! Normalisht, çmimi i energjisë që caktohet nga ZRrE-ja duhet të mbulojë shpenzimet e operimit dhe investimet e nevojshme nga ndërmarrjet e energjisë, e jo fitimet e tyre”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Me kërkesë të opozitës sot është duke u mbajtur parlamentar në Kuvend lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.