Hoti pyetet për drekën e sotme, përgjigjet: Sandviç, si çdo ditë

01 tetor 2020 | 14:42

Kryeministri Avdullah Hoti, është bërë temë diskutimi ditëve të fundit, për shkak të deklaratave të zëvendësit të tij Driton Selmanajt rreth shujtave të ushqimit që konsumojnë në orar të punës.

Lidhur me këtë kryeministri Hoti është deklaruar edhe sot, kur është pyetur nga “Kosovapress” se “çfarë ka ngrënë në drekë?”.

“Është një çështje e imja private si e organizoj unë drekën time… Sandviç, si përditë”, është shprehur ai.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ditë më parë bëri të ditur se shefi i tij gjithmonë mëngjesin e merrë nga shtëpia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se e ka transferuar Sergino…