Hoti qeshet me Kurtin: Nuk e pranon ‘Zajednicën’ dhe nuk i nënshtrohet asnjë presioni
25 tetor 2023
| 15:28
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për propozimin e ri të BE-së për Asociacionin dhe raportimet në media.
Hoti me ironi ka thënë se “mediet po shpifin” dhe se kryeministri Kurti nuk e pranon “Zajednicën”.
“Kurrë Albini nuk e pranon ‘Zajednicën’! Nuk është tradhtar e i korruptuar, nuk i nënshtrohet asnjë presioni. Hahaha”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.