Hoti: Qeveria aktuale s’ka guxim ta trajtojë Asociacionin
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria aktuale nuk guxim ta trajtojë çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Hoti në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se drafti i statutit të Asociacionit është dërguar në Bruksel duke e anashkaluar Qeverinë e Kosovës
Postimi i plotë i Hotit:
Me marrëveshjen e vitit 2015, Qeveria Mustafa e ka nxjerrë nga bataku PDK-ë dhe z. Thaçi, ku ishin futur në vitin 2013.
Asociacioni është krijuar me Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend. Ndërkaq marrëveshja e vitit 2015 është teknike, që e implementon detyrimin ndërkombëtar të Kosovës nga Marrëveshja e vitit 2013. Këtë e ka thënë Gjykata Kushtetuese në paragrafin II të aktgjykimit KO-130/15 të datës 23 dhjetor 2015.
Kështu që, detyrimin për themelim të Asociacionit e ka marrë vetë z. Thaçi me Marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2013 dhe këtë e konstaton Gjykata Kushtetuese.
Me marrëveshjen e vitit 2015, Qeveria Mustafa e ka nxjerrë nga bataku PDK-në dhe z. Thaçi, ku ishin futur në vitin 2013.
Qeveria Mustafa është kujdesur që çdo pikë të marrëveshjes të vitit 2015 të ketë referim tek Kushtetuta e Kosovës, që siguron se ky asociacion mund të formohet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës .
Ndërkaq Qeveria aktuale nuk ka guxim të trajtojë fare këtë çështje dhe, si rezultat i kësaj, drafti i statutit të asociacionit është dërguar në Bruksel duke e anashkaluar Qeverinë e Kosovës.