
Hoti: Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin e Kosovës, pas krizës që e ka kapluar.
Hoti ka zhvilluar një takim virtual me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin, të cilët u pajtuan ta mbështesin këtë ndërmarrje publike.
Postimi i plotë i Hotit:
Qeveria do ta mbështesë Telekomin e Kosovës
Me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, zhvilluam sot një takim virtual me anëtarët e Bordit të Telekomit të Kosovës, me të cilët biseduam për gjendjen e përgjithshme në këtë ndërmarrje.
Qeveria e Kosovës, si aksionar, do ta mbështesë këtë ndërmarrje publike me interes strategjik për vendin.
Po ashtu, shumë shpejt do të diskutohet plani për rimëkëmbjen e Telekomit, i cili është duke u përgatitur nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje.