Hoti: Qeveria do t’i trajtojë seriozisht sfidat e pensionistëve
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur të mërkurën përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për kushtet dhe sfidat që ata përballen, veçanërisht pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Me këtë rast, Hoti i ka siguruar pensionistët se qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, ka theksuar Hoti.
Ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve, kanë falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e kanë vlerësuar angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre.