Hoti: Qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara
12 dhjetor 2017
| 20:05
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se është çështje ditësh kur Qeveria Haradinaj do të bie vet.
Ai në një konferencë për medie ka theksuar se kjo qeveri çdo vendim e merr në koordinim të plotë me Listën Serbe që është e dirigjuar nga Beogradi. “Ditët janë të numëruar për këtë çështje sepse ata (Qeveria Haradinaj) marrin vendime me Listën Serbe”, ka theksuar Hoti.