Hoti: Qeverinë e re e presin vendime të shpejta

27 mars 2020 | 22:14

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovë (LDK), ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratat e emisarit të presidentit amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që dha në një intervistë për emisionin Pressing të T7.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si LDK janë vonuar në veprime ndaj kësaj qeverie, para se të bllokoheshin fondet e MCC-së dhe të acaroheshin raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA-në.

“Qeverinë e re e presin vendime të shpejta, të qarta, që rivendosin partneritetin tonë me SHBA dhe BE”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Mesazhet kryesore nga Emisari Special për Kosovë që i rrëzojnë konspiracionet e marra që kanë qarkulluar tash e sa kohë:
Jo shkëmbim të territoreve.
Heqje e menjëhershme e taksës.
Projekte ekonomike që sigurojnë prosperitet për gjithë rajonin.
BE dhe SHBA janë bashkë në këtë qasje.
Si LDK u vonuam në veprime ndaj kësaj qeverie para se të bllokoheshin fondet e MCC-së dhe të acaroheshin raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA.
Qeverinë e re e presin vendime të shpejta, të qarta, që rivendosin partneritetin tonë me SHBA dhe BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i  Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend…