Hoti, qeverisë Kurti: S’mund të vazhdohet kështu, hiqeni TVSh-në dhe rritni pagat
25 janar 2023
| 14:12
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se refuzimet e tyre si grup parlamentar nuk janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës pse nuk ishin ide adekuate, por pse ishin të LDK-së.
Ai ka thënë se nuk mund të vazhdohet më kështu, duke kërkuar që të hiqet TVSh-ja për produktet bazike dhe të rriten pagat.
“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSh-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.