Hoti: Qeveritarët t’i tregojnë popullit pse ShBA-ja po thotë s’është koha për njohje nga Serbia
04 janar 2023
| 11:47
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë ShBA-në të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia”.
“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë ShBA-në – aleatin kryesor Kosovës – të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Hoti ka pyetur se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër.
“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, ka shkruar Hoti.