Hoti: Qytetarët do të votojnë për demokracinë, e jo për shami-kuqtë

10 shkurt 2021 | 16:32

Kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti ka mbajtur tubim elektoral në komunën e Gjilanit, ku është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së më 14 shkurt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dielën qytetarët e Anamoravës do ta demonstrojnë dashurinë e tyre për shtetin e Kosovës!

Ai ka thënë se ditën e zgjedhjeve qytetarët do të votojnë për demokracinë, e jo për shami-kuqtë.

 

Postimi i plotë i Hotit:

Falemnderit Gjilan!

Jam i lumtur me pritjen e jashtëzakonshme që na bënë gjilanasit. Sa shumë entuziazëm e zell për Lidhjen tonë!

Më 14 shkurt, qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës do ta demonstrojnë dashurinë e tyre për shtetin e Kosovës!

Forcat e urrejtjes dhe përçarjes përnjëherë po e përmendin dashurinë, sepse po e dinë që qytetarët nuk duan dhunë e kaos, por zhvillim e stabilitet.

Të dielën jam i bindur që do të dalim fitues. Qytetarët do të votojnë për demokracinë, e jo për shami-kuqtë e autokracinë që haptas duan ta zhbëjnë Republikën tonë.

Duajeni Kosovën më 14 shkurt! Vetëm kaq mjafton që të votohet masivisht LDK-ja!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti,…