Hoti: Qytetarët e Kosovës shpenzuan rreth 90 milionë euro për viza nga viti 2016

11 tetor 2022 | 20:18

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, duke cituar raportin e Grupit Kërkimor të Politikave të Ballkanit (BPRG), ka thënë se kosovarët kanë shpenzuar rreth 90 milionë euro për aplikim për viza shengen nga 2016-ta deri këtë vit.

“Për periudhën 2016-2022, kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për të aplikuar për viza shengen nëpër ambasada (sipas raportit të BPRG të tetorit 2022)”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Tutje, ai tha se duhet të marrin përgjegjësinë ata që i kanë vonuar vizat nga viti 2016.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi ka reaguar pas kartonit të kuq që mori…