Hoti, qytetarëve: Vaksinohuni, përndryshe mësimi nuk fillon me orar të rregullt dhe ekonomia mbyllet

08 gusht 2021 | 12:55

Ish-kryeministri, aktualisht deputet, Avdullah Hoti, ka ftuar qytetarët të vaksinohen.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në rast të mosvaksinimit atëherë në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

“Lutje për të gjithë për vaksinim. Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë. Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi mes lotëve ka thënë fjalët e para në…