Hoti reagon ndaj deklaratës së Ramës
Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Rama sot në seancën solemne për pavarësinë e Kosovës, deklaroi se Kosova dhe Shqipëria në të ardhmën mund të kenë një president, simbol të unitetit kombëtar “Kosova dhe Shqipëria do të kenë politikë të jashtme dhe jo vetëm ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama. E këtë deklaratë të Ramës, Hoti e ka quajtur mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet te pavarur. “Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovareve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.