Hoti reagon pas shtrenjtimit të rrymës: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti
30 mars 2023
| 17:28
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas shtrenjtimit të rrymës për 15 për qind nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Në këtë kontekst, Hoti ka ironizuar me këtë vendim, duke thënë se me rëndësi është që ministrit të Financave, Hekuran Muratit po i tepron buxheti.
“23 janar 2023 – Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje. 30 mars 2023 – Energjia elektrike u rrit 15.4%. Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.