Hoti reagon për videon e Sveçlës: Vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë
09 dhjetor 2024
| 12:18
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas publikimit të videos ku asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, shihet duke i dëmtuar pajisjet në sallën e mbledhjeve në komunën e Prishtinës.
“Vandalizmi duhet të ndëshkohet me ligj dhe me votë. Nuk duhet të ketë vend për sulme vandale në institucionet e vendit”, ka shkruar Hoti “Facebook”.