Hoti i reagon Vuçiqit
21 shkurt 2018
| 23:06
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të mërkurën ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Deklaratat e fundit të Vuçiqit, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, kanë nxitur reagimin e Hotit në profilin e vet në “Facebook”.
Këto deklarata, Hoti ia ka quajtur fraza të presidentit serb.
“Z.Vuçiq, frazat dhe kostumet e juaja te reja nuk i mbulojnë krimet dhe gjenocidin e shkaktuar”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.
“Në vend se të mbani ligjërata, shkoni më mirë lutuni për viktimat e politikave tuaja”, është shprehur shefi i deputetëve të LDK-së.