Hoti: Rënia e numrit me të infektuar me Covid na ka dhënë shpresë dhe qetësi
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me drejtorët e SHSKUK-së.
Në këtë takim, ka theksuar se rënia e numrit të të infektuarve me Covid-19 ka dhënë qetësi.
“Kur vini në mëngjes ju përballeni me rrezik, ndryshe nga ne që jemi në zyre, prandaj iu falënderoj. Rënia e shifrave na ka dhënë pak shpresë dhe qetësi shpirtërore dhe për këtë iu falënderojë. Vaksinimi besoj se do të fillojë me kohë, për fëmijët dhe grupet e rrezikuara”, ka deklaruar Hoti, raporton “Epoka e re”.
Ai ka pohuar se tashme ndaj Covid-19 është rritur vetëdijesimi i qytetarëve.
Kryeministri ka thënë se janë duke hyrë në fazën e vjeshtës dhe se beson që janë në rrugë të duhur për luftimin e kësaj pandemie.
Hoti ka theksuar se në Evropë është kthyer vala e dytë e pandemisë Covid-19, dhe në Kosovë duhet të shtohet kujdesi.
“Vala e dytë e pandemisë siç duket është kthyer në Evropë, ajo çfarë na mbetet neve është të kujdesemi që kur të fillon tetori të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, ka deklaruar Hoti.