Hoti: Reshjet janë paralajmëruar me kohë, institucionet duhej të ndërmerrnin veprime më herët

21 nëntor 2022 | 11:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vërshimet që kanë ndodhur në disa pjesë të Kosovës.

Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se rreziku nuk ka kaluar ende dhe gishtin e ka drejtuar kah institucionet përgjegjëse për mos reagim.

“Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla. Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka theksuar se të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshimet se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një…