Hoti: Rinisja e dialogut, hap kyç drejt njohjes reciproke
15 qershor 2020
| 19:54
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që sipas tij duhet të çojë në njohje reciproke.
Këto komente ai i bëri pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se palët do të takohen më 27 qershor në Uashington.
“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me Qeverinë amerikane dhe Richard Grenell kanë prodhuar rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjes reciproke”, ka shkruar kryeministri Hoti në “Twitter”.