Hoti rrëfen sot për 100 ditët e qeverisjes së vet
09 tetor 2020
| 08:36
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100-ditëshin e qeverisjes së vet. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve për përballjen me pandeminë Covid-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.