Hoti: RTK-ja është e Kosovës, ata që po e keqpërdorin këtë medium publik nuk i shërbejnë Kosovës

23 korrik 2024 | 20:16

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas raportimit të Radio Televizionit të Kosovës i cili sulmoi Nacionalen dhe Periskopin.

Hoti ka thënë se RTK është medium i Kosovës dhe ata të cilët po e keqpërdorin nuk i shërbejnë vendit.

Ai ka thënë se disa herë e ka ngritur si çështje tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik, duke shtuar se asgjë nuk mund të bëhet pa dijenin e kryeministrit, Albin Kurti.

“E kam ngritur shumë herë në Komisionin për Buxhet mos profesionalizmin e Bordit të RTK-së dhe tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik. Sot, mediat e tjera po sulmohen nga televizioni publik, për të cilin paguajmë mbi 8 milionë nga taksat tona. A mund të bëhen këto sulme pa u orkestruar nga partia në pushtet, ku nuk bëhet asgjë pa dijeninë e kreut të Qeverisë dhe kreut të partisë në pushtet?! “ – ka shkruar Hoti.

Tutje, ai ka dalë në mbrojtje të Nacionales e Periskopit.

“Përherë do të jemi në mbrojtje të fjalës së lirë. Këtë herë u etiketuan Nacionale.com dhe Periskopi, nesër mund të jenë të tjerë që thonë të vërteta që nuk i pëlqejnë partisë në pushtet.” – ka shkruar ndër të tjera.

Reagimi i tij:

Radio Televizioni I Kosovës është i Kosovës, ata që po e keqpërdorin këtë medium publik nuk po i shërbejnë Kosovës.

E kam ngritur shumë herë në Komisionin për Buxhet mos profesionalizmin e Bordit të RTK-së dhe tendencën e partisë në pushtet për instrumentalizim të mediumit publik. Sot, mediat e tjera po sulmohen nga televizioni publik, për të cilin paguajmë mbi 8 milionë nga taksat tona. A mund të bëhen këto sulme pa u orkestruar nga partia në pushtet, ku nuk bëhet asgjë pa dijeninë e kreut të Qeverisë dhe kreut të partisë në pushtet?!

Përherë do të jemi në mbrojtje të fjalës së lirë. Këtë herë u etiketuan Nacionale.com dhe Periskopi, nesër mund të jenë të tjerë që thonë të vërteta që nuk i pëlqejnë partisë në pushtet.

Lajm i mirë për gazetarinë në Kosovë është distancimi i gazetarëve të RTK-së nga këto akte të shëmtuara që vetëm gazetari nuk janë. Fjala e lirë është themeli i demokracisë. Nëse cenohet fjala e lirë, cenohet demokracia për të cilën në Kosovë janë sakrifikuar breza të tërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, nuk i ka pëlqyer distancimi…