Hoti: Së pari zgjedhje, pastaj dialog

15 tetor 2018 | 14:15

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se së pari duhet të mbahen zgjedhjet pastaj të vazhdojë dialogu.

“Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës. Përkundrazi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Së pari zgjedhje, pastaj dialog – projekt që prodhon stabilitet institucional dhe eviton rreziqet gjeopolitike që po i kanosen Kosovës.
Nuk mund të pretendojmë t’i normalizojmë raportet me Serbinë, e në të njëjtën kohë të kemi raporte jo normale institucionale brenda në Kosovë. Gjendja aktuale në Kosovë nuk po prodhon normalitet të brendshëm, e as zhvillim në asnjë segment të jetës. Përkundrazi.

Së pari zgjedhje, pastaj dialog – është renditja e veprimeve politike që normalizon gjendjen politike dhe siguron stabilitetin institucional në Kosovë, si dhe krijon parakushtet për arritje të marrëveshjes dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Për më tepër, nuk mund të vazhdohet rrugëtimi normal i Kosovës drejt BE-së kur situata e krijuar në Kosovë, e krijuar me angazhimin antikushtetues të Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, e ka nxjerrë nga binarët këtë rrugëtim. Kjo situatë e rrezikshme gjeopolitike për Kosovën mund të riparohet vetëm përmes zgjedhjeve të reja.
LDK-ja nuk do të ndalet në këtë përpjekje për të bindur të gjitha forcat politike për projektin “Së pari zgjedhje, pastaj dialog”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi për fuqizimin e të rinjve “Coca-Cola përkrah Rininë”, njëherit…