Hoti: Sektori privat do ta ketë mbështetjen e qeverisë

25 korrik 2020 | 12:46

I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar sot kompaninë “Eurometal” në Ferizaj.

Hoti ka thënë se kjo kompani është shembull i punës, inovacionit dhe zhvillimit me resurse të veta, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin që ka tregu i Kosovës dhe tregu ndërkombëtar.

“Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat përmes politikave qeveritare, përmes Pakos për rimëkëmbje ekonomike, e cila pritet që shpejt të fillojë të zbatohet në praktikë dhe të kalohet nga pjesa e ndihmës emergjente për bizneset, kah rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik”, ka deklaruar Hoti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër legjendë e futbollit është prekur nga COVID-19. Bëhet…