Hoti: Serbia bëhet partnere kryesore tregtare e Kosovës në rajon

05 dhjetor 2022 | 10:38

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka theksuar se importet rriten me 850 milionë euro dhe Serbia kthehet si partner kryesor tregtar i Kosovës në rajon.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, janë importuar 850 milionë euro më shumë mallra nga jashtë. Për shkak se eksportet për këtë periudhë janë rritur vetëm me 154 milionë euro, deficiti tregtar është thelluar dhe ka arritur në -3.9 miliardë euro”, ka shkruar Hoti në “Facebook”

Ai ka thënë se thellimi i deficitit tregtar e vë në dyshim rritjen ekonomike, të prodhimit vendor dhe të punësimit në Kosovë, siç po propagandohet nëpër konferenca ndërkombëtare.

“Nëse e analizojmë tregtinë me vendet e Ballkanit Perëndimor, shohim se importet me të gjitha këto vende janë ulur pa përjashtim, përveç me Serbinë. Dikush mund të thotë se tregtia është e lirë dhe ajo i përcakton importet dhe eksportet. Dakord jam me këtë. Por tregtia e lirë ka ekzistuar edhe në vitet kur këta që sot qeverisin i rrotullonin kamionët me mallra nga Serbia”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njofuar se riparimi i defekteve…