Hoti sërish kritikon qeverinë Kurti: Mashtruesit kanë emër!
29 mars 2023
| 22:55
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar me kritika për qeverinë Kurti, duke theksuar se po krenohet me teprimin nga buxheti në fund të vitit 2022, pasi e kanë “qepur thesin e shqyer”.
Ai ka shkruar në “Facebook” se “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, pasi për serbët në veri e hapën thesin, ku i dhanë 98 milionë euro për energjinë.
Hoti thotë se mashtruesit kanë emër.
“Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin – 98 mil euro paguan për ta për energjinë. Mashtruesit kanë emër!”, ka shkruar Hoti.