Hoti shkarkon nga detyra edhe drejtorin e Doganës dhe atë të ATK-së
16 tetor 2020
| 20:00
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar të premten nga detyra ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Doganës të Kosovës, Ibrahim Xhakan si dhe drejtorin e përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajn.
“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Administratës së Kosovës”, është thënë në një komunikatë për media të kryeministrisë.
Po të premten, kryeministri ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.