Hoti shpërndan libra për 236 nxënës të Vushtrrisë
22 janar 2020
| 15:17
236 nxënës të komunës së Vushtrrisë kanë janë shpërblyer me nga një set me libra në kuadër të Programit Nacional për Rininë.
Këto shpërblime, atë i kanë marrë si fitues të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.
Librat për këtë nënës i ka shpërndarë të mërkurën koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti.
Ai gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve u ka thënë nxënësve se përmes leximit ata do të jenë të barabartë me fëmijët tjerë në botë.