Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan të KFOR-it
09 korrik 2020
| 10:18
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan të KFOR-it, Alexander Klass.
“I shpreh ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, komandantit të forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit të klasit të parë, Alexander Klass”.
“Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.