Hoti: Shqiptarët më së miri i kujtojnë dhe bashkëndiejnë vuajtjet e popullit hebraik

27 janar 2021 | 12:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se populli shqiptar më së miri i kujton dhe bashkëndiejnë me vuajtjet e popullit hebraik.

Ai pas bërjes së homazheve tek obelisku, përballë Kuvendit të Kosovës, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, është shprehur se ndihet krenar që komuniteti herbarik gjetën strehë në Shqipëri e Kosovë gjatë periudhës më të errët të tyre në Luftën e Dytë Botërore.

“Populli shqiptar është populli që më së miri e kuptojnë dhe bashkëndiejnë me vuajtjet e popullit hebraik. Jam krenar që si popull gjatë periudhës më të vështirë të Luftës së Dytë Botërore kanë gjetur strehim shume pjesëtarë të këtij komuniteti kanë gjetur strehim në Kosovës dhe Shqipëri”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi…