Hoti: Shtrëngimi i masave konform rekomandimeve

12 tetor 2020 | 15:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hoti ka thënë se ditëve më vazhdim do të pranojnë një elaborat për nevojat e institutit në mënyrë që të lehtësohet puna në përmbylljen e identifikimi të 300 mbetjeve mortore.

“Diskutuam që ditët e ardhshme do të pranojë një elaborat për nevojat që i ka Institutit dhe komisioni për të pagjetur në mënyrë që të lehtësohet puna dhe në përmbylljen e 300 mbetjeve mortore që janë në institutit. Kjo është çështja më e ndjeshme dhe për familjet që ende presin të dinë për fatin e familjarëve të tyre”, ka thënë Hoti.

Ai ka folur edhe për shtrëngimin e masave anti-Covid, ku ka thënë se çdo gjë do të bëhet konform rekomandimeve.

“Ju jeni në dijeni për protokollet se si funksionojnë shkollat dhe në atë moment që paraqitet një rast shkolla do të mbyllet, edhe masat do të merren konform rekomandimeve”, është shprehur Hoti.

Ndërsa drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar Hotin për vizitën, si dhe ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehad Kryeziu shpall të pavlefshme dëftesat e klasës së –VI…