Hoti: S’ka Qeveri teknike dhe as koalicion me PDK-në

25 korrik 2019 | 12:15

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të pranojë të jetë pjesë e asnjë Qeverie teknike, pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë për “Ekonomia Online” se kjo parti vazhdimisht ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për shkak se qeveria e kaluar kishte humbur legjitimitetin.

“Jo, absolutisht jo. Ne ka një vit e sa që kemi kërkuar për shkak të humbjes së legjitimitetit të Qeverisë së kalaruar, kemi kërkuar zgjedhje të lira e demokratike në mënyrë që qytetarët të japin mandatin një parti politike, të japin mandatin njerëzve që duhet të udhëheqin me Kosovën, nuk ka Qeveri teknike, vetme për zgjedhjeve të lira”, ka thënë Hoti.

Hoti ka theksuar se Qeveria duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Qeveria është në dorëheqje, por Qeveria duhet t’i kryej të gjitha detyrat që parashihen me Kushtetutë dhe me ligje deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, pas zgjedhjeve. Nuk e di kur presidenti do t’i thërret partitë politike për konsultimet e nevojshme që duhet të ndodhin për të caktuar datën e zgjedhjeve, por unë pres që presidenti të veprojë në përputhje me Kushtetutën për të ndjekur procedurat e nevojshme në raste të tilla”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll me fitore të lartë…