Hoti: Skandalet, përfshirë edhe instrumentalizimin e RTK-së herët a vonë do të hetohen

25 nëntor 2024 | 20:23

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e LDK-së Avdullah Hoti ka thënë se skandalet me subvencionet për bujqësi, me rezervat shtetërore, me energjinë, me kontratat njëburimore, e me instrumentalizimin e RTK-së nuk mbyllen duke shikuar me dylbi kufirin me Serbinë. Atë e ruan KFOR-i..

Tutje ai është shprehur se të gjitha këto herët a vonë do të auditohen në mënyrë të pavarur.

E plotë:

Skandalet me subvencionet për bujqësi, me rezervat shtetërore, me energjinë, me kontratat njëburimore, e me instrumentalizimin e RTK-së nuk mbyllen duke shikuar me dylbi kufirin me Serbinë. Atë e ruan KFOR-i.

Herët a vonë, një auditim i thellë e i pavarur i të gjitha këtyre skandaleve është i domosdoshëm. Në mos në këtë qeveri, atëherë në tjetrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër Bedri Hamza me t’u kthyer nga aktivitetet…