Hoti: S’mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut

10 prill 2019 | 20:29

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me masakrën e Reçakut, duke thënë se Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar sot presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Deri atëherë ne nuk duhet të hyjmë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake”, shkruan Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të opozitës dhe disa deputetë tjerë të partive në…