Hoti solidarizohet me popullin e Libanit

05 gusht 2020 | 12:08

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për vdekjet që ndodhen nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

 

Postimi i plotë  i kryeministrit:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!

Avdullah Hoti,

 

(M.K/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa dhe i dashuri saj Anwar Hadid janë parë…