Hoti: Sot është lehtë të dorëzohesh, patriotët nuk dorëzoheshin para regjimit serb
Në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, është hapur Muzeu i Burgut të Prishtinës, si dhe ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”.
Në këtë ceremoni kanë marr pjesë ministra, deputetë, ish të burgosur politik, qytetar e ish luftëtar të UÇK-së.
Njëri ndër të pranishmit në këtë ceremoni të organizuar nga MKRS-ja, ish-luftëtari i UÇK-së, Kujtim Hoti, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se: “Sot është lehtë me u dorëzua, veç ngriti duart lartë edhe ik nga Kosova, por mos harro se edhe kur të kthehesh nuk e gjen dot më mirë sepse nuk bëhet vetvetiu, po se bëmë NE populli i Kosovës.
Postimi i plotë i Kujtim Hotit:
Edhe dikur kur ishte shumë vështirë ku çdo aktivitet patriotik dënohej me burg e tortura kishte heronj që nuk u dorëzuan dhe ikën por u përballën me regjimin fashist serb deri në lirinë e sotme”.
Sot është lehtë me u dorëzua, veç ngriti duart lartë edhe ik nga Kosova, por mos harro se edhe kur të kthehesh nuk e gjen dot më mirë sepse nuk bëhet vetvetiu, po se bëmë NE populli i Kosovës.
Edhe dikur kur ishte shumë vështirë ku çdo aktivitet patriotik dënohej me burg e tortura kishte heronj që nuk u dorëzuan dhe ikën por u përballën me regjimin fashist serb deri në lirinë e sotme.
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
“Burgu i Prishtinës ka qenë vendi, ku janë mbajtur veprimtarë politikë, aktivistë e disidentë të ndryshëm përgjatë dekadave sa ka qenë në funksion. Burgu i Prishtinës nuk ka shërbyer vetëm si burg i njerëzve, ai më parë ka qenë burg i ideve. Çdo ide që ka qenë jashtë konceptimit bazë të regjimit sundues është burgosur dhe persekutuar. Burgimet janë vetëm një fragment i historisë dhe përballjes së një populli. Por në to shihet në formën më të pastër përballja dhe lufta e një populli për liri.”