Hoti sot takohet me Macronin
07 korrik 2020
| 07:57
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot në Paris, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.
“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.